
Cikël Informues: “Si të flasim me fëmijët mbi seksualitetin?”
by
1081 1081 people viewed this event.
Në kuadër të datës 1 Qershor, ditës ndërkombëtare të fëmijëve, si dhe ngjarjeve në lidhje me abuzimet e fëmijëve, Shoqata për Shërbime Psiko-Sociale “Të Dëgjoj 366” organizon dy cikle informuese për prindër të fokusuara në temën “Si të flasim me fëmijët mbi seksualitetin?”.
Ky cikël u vjen në ndihmë të gjithë prindërve që duan të kuptojnë më shumë se si të sillen dhe të reagojnë ndaj pyetjeve të ndryshme që fëmijët kanë mbi seksualitetin.
Këto dy cikle janë pa pagesë dhe online, pasi shëndeti mendor i fëmijëve është më i çmuar se çdo shifër materiale.